Longo mundësi “luksi”, Kukësi i plotë kundër Kastriotit

schedule11:42 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 11:42 - 2 Dhjetor, 2021

Skuadra e Kukësit do të përballet ditën e shtunë me Kastriotin, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit, sfidë që do të luhet në stadiumin e Kamzës në orën 13:45.

Në këtë sfidë verilindorët vijnë me moral të lartë pasi pas dy javës i janë afruar Tiranës me 1 pikë dhe kundër krutanëve do të kërkojnë vazhdimësinë e fitoreve, pse jo për të parakaluar Tiranën kryesuese, teksa kjo e fundit do të përballet me Egnatian.

Diego Longo do të ketë fatin që për këtë takim të ketë mundësi zgjedhje, duke pasur të gjithë grupin e plotë të gatshëm kundër Kastriotit dhe për të tentuar “tris” fitoresh në kampionat.

Ky është një lajm shumë pozitiv për teknikun e verilindorëve të cilit nuk i mungon asnjë lojtar dhe më e rëndësishmja nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar, ndërsa për arsye pezullimi deri në këtë fazë të kampionatit skuadrës së Kukësit nuk iu ka munguar asnjë lojtar, duke u treguar të kujdesshëm ndaj ndërhyrjeve kundër kundërshtarëve. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!