Longo ka “recetën”: Jo Teutën, por edhe Interin e mundim po bëmë diçka

schedule14:32 - 1 Tetor, 2021

schedule 14:32 - 1 Tetor, 2021

Kukësi përballet të dielën me Teutën, në ndeshjen përmbyllëse të javës së katërt të Abissnet Superiore. Trajneri Diego Longo ka folur në prag të kësaj sfide për mediat dhe i kthehet edhe një herë barazimit me Laçin

“Kemi dominuar ndeshjen për 75 minuta, ndaj barazimi nuk ishte i drejtë me Laçin. Kemi bërë disa gabime. Jemi ekip i ri dhe është normale që të ndodhin. Tani kemi ndeshjen me Teutën, që është e vështirë.

Luajmë me kampionët e Shqipërisë dhe të gjitha ekipet duan ta mundin. Ata janë të organizuar, agresivë dhe do bëjmë maksimumin që të marrim tri pikët”, tha fillimisht trajneri italian, që e ka nisur mirë me Kukësin në tre javat e parë.

Longo nuk mendon se barazimi me Laçin do ndikojë psikologjikisht te skuadra e tij. “Ne do karrikohemi që të jemi gati për Teutën dhe presim tri pikët. Me sakrificë, organizim dhe besim mund të mundim jo vetëm Teutën, Laçin e Egnatian, por edhe Interin”.

“Me Teutën do jetë një ndeshje e bukur dhe jam kurioz të shoh skuadrën. Na mungon Lulaj por është rikhyer Kristi Marku dhe jam i lumtur për këtë pjesë. Teuta është kampione dhe ne vjet ishim të gjashtët, sigurisht që ata janë favoritë”, tha Longo. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!