Kukësi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Teutës në “Loro Boriçi”, teksa Edi Basa 90’ do të shpëtonte verilindorët nga humbja.
Një barazim që e largon me 11 pikë skuadrën e Kukësin nga vendi i parë që mbahet nga Tirana, dhe rrjedhimisht “zbehet” edhe “ëndrra” titull.
Pas ndeshjes trajneri i verilindorëve Diego Longo theksoi se vetëm Kukësi luan futboll, pasi sipas tij skuadrat e tjera dinë vetëm të vonojnë lojën. Ai shtoi ndër të tjera se Kukësi ka një ecuri shumë të mirë dhe për këtë gjë duhet të vlerësohet.
Barazimi: “Ndodhi që jemi në vendin e tretë, që në fazën e parë kemi marrë 7 pikë në 4 ndeshje edhe në fazën e dytë e të tretën. Ndoshta jemi ambicioz dhe synojmë gjëra të mëdha, por ndonjëherë nuk ndodhin. Flasin keq për ne kur humbim, por nuk flasin mirë kur fitojmë. Ndërsa e kundërta ndodh me Vllazninë, flasin mirë për të dhe trajnerin e saj edhe pse janë pas nesh.
Vllaznia: “Nuk them që duhet të flitet keq për Vllazninë, por kur është më pak pikë se ne flitet mirë për Vllazninë, unë vetë e vlerësoj Vllazninë më shumë se skuadrat e tjera, por për të flasin mirë gjithë kohës, ndërsa për ne jo.”
Pse nuk flasin mirë për ju? “E respektoj këtë që gazetarët thonë, por unë kam idenë time, ndoshta të gjithë ekipet kur luajnë kundër nesh nuk luajnë futboll. Kur them që ekipet e tjera nuk luajnë futboll, e them se humbasin shumë kohë në fushë, ne mundohemi ta ndryshojmë këtë gjë, por ata na pengojnë.”
Çfarë i thoni lojtarëve? “Futbollistëve u thash që të mos dëgjojnë fjalët e këqija që mund të thuhen pas barazimit ndaj Teutës dhe e përsëris që po bëjmë të njëjtën gjë që bëmë në dy fazat e para, pra kemi 7 pikë në katër ndeshje.” /f.a/abcnews.al