Skuadra e Kukësit arriti të fitonte ndeshjen kundër Egnatias me rezultatin e pastër 2-0.
Një fitore kjo që e ofron më shumë me vendin e parë në tabelën e klasifikimit që aktualisht është ‘pronë’ e Tiranës.
Vetëm 1 pikë larg bardh e bluve dhe trajneri Diego Longo është shprehur i lumtur për fitoren, teksa theksoi se ishte i sigurt që sot do të merrte 3 pikë.
Për “Supersport” tekniku i verilindorëve ka theksuar: “Unë gjithmonë aktivizoj më të mirët në fushë, gjithmonë vendos në lojë ato lojtarë që janë gati. Është hera e parë në Shqipëri që isha i sigurt që do e fitoja ndeshje, nuk jam i sigurt nëse ishte fitorja më e bukur këtë sezon.
Nuk do të gjykoj arbitrat, ai mund ta lejonte lojën dhe ta shihte me VAR, prandaj është VAR-i në funksion. Duhet ta vazhdonte lojën. Edhe në Kupë ne fituam 2-0 vetëm se këtu luajtëm futboll dhe vetëm futboll”, përfundoi Longo. /f.a/abcnews.al