Longo: Fitoren ia dedikojmë Irisit, ndeshja me Tiranën nuk përsëritet më

schedule15:56 - 6 Shkurt, 2022

schedule 15:56 - 6 Shkurt, 2022

Kukësi triumfoi përballë Egnatias me rezultatin 2-0. Një gol për çdo pjesë me autorë, Shqiprim Taipi dhe Edison Ndreca.

Kjo fitore vjen menjëherë pas humbjes me Tiranën, dhe verilindorët arrijnë të reagojnë siç duhet në Rrogozhinë.

Pas ndeshjes trajneri Diego Longo shprehet se kjo fitore shkon për përgatitsin atletik, Irisin, ndërsa ka thekuar se humbja ndaj Tiranës nuk do përsëritet më.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Duam t’ia dedikojmë këtë fitore Irisit, përgatitësit tonë fizik. Ai ka humbur vëllanë dhe po kalon një moment të vështirë. Jemi afër atij, kjo fitore është për të.

Ishte momenti kur duhet të reagonim pas humbjes ndaj Tiranës, e treguam se dimë të reagojmë. Ditëm të menaxhonim mirë, kishte edhe vertikalizime, por nuk ishte e nevojshme të shtynim shumë. Dominuam dhe morëm tre pikët.

Objektivi? Do të luftojmë në çdo ndeshje, ndaj çdo kundërshtari dhe të japim maksimumin tonë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe të mos përsërisim ndeshjen me Tiranën”, deklaroi trajneri i Kukësit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!