Longo: Fitore e madhe për skuadrën, dy muajt e fundit të vështirë

schedule20:11 - 14 Maj, 2022

schedule 20:11 - 14 Maj, 2022

Kukësi u rikthye te fitorja në kampionat pas disa javës, teksa në “Kukës Arena” arriti të mposhte Dinamon.

Një sfidë që të besuarit e Diego Longos e fituan me përmbysje, por që fituan 3 pikë shumë të rëndësishme në garën për një vend në Europë.

Pas ndeshjes tekniku i verlindorëve, Longo do të shprehej se dy muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë për të dhe skuadrën e tij, ndërsa theksoi se dëshiron që Dinamo të rikthehet së shpejti në superligë.

“Dua të bëj diçka që nuk e bëra në javën e kaluar, dua të uroj publikisht titullin e Tiranës. Ishte e merituar, e kam bërë privatisht, por dua ta bëj edhe publikisht. Uroj që Dinamo të rikthehet sa më shpejt në Superiore sepse është ekip me histori dhe duhet të jetë në elitë. Ndeshje të tilla duhen luftuar dhe duhet sakrifikuar, ishte një fitore e madhe për njerëzit që janë këtu dhe për objektivat që kemi”.

Kishit shumë raste për të shënuar? “Humbëm mundësi, por bëmë më të mirën tonë. Dy muajt e fundit kanë qenë të vështirë, një fitore si kjo na jep qetësi. Dua të falenderoj stafin që nuk është dorëzuar por ka bërë punën, kjo fitore ishte për ta dhe futbollistët që luftojnë çdo ditë dhe më në fund ia dolëm të fitonim”, u shpreh Longo. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!