Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço foli emisionin “360 Gradë” në ABC News, për luftën në Ukrainë.
Gjatë intervistës, Karamuço tha se lufta e Ukrainës me Rusinë ka zhvilluar një trafik ndërkombëtar shumë të fuqishëm të armëve, në të gjithë zonën veriore të Baltikut, edhe në Ballkan edhe në Azi.
“Agjencitë ligjzbatuese kanë disa ekrane të mëdha që mund të shohin në radar ato që quhen numrat e transponderëve. Rusia ka një potencial të madh që nuk po e shfrytëzon në tregun ndërkombëtar sidomos i gazit dhe po gjen forma alternativa për ta shitur këtë tek nevojtarët në Evropë. Kur je kontrabandë nuk paguan asgjë. Por çfarë ka përveç gazit? Përveç gazit dyshohet që ka edhe armë që po shiten. Lufta e Ukrainës me Rusinë ka zhvilluar një trafik ndërkombëtar shumë të fuqishëm të armëve, në të gjithë zonën veriore të Baltikut, edhe në Ballkan edhe në Azi. Po shiten pa fund armë që kanë destinacion fillestar fushat e luftimeve, por që shkojnë edhe në destinacione të tjera. Këtë kemi flotë në? Jo, kemi pasur flota të tjera hije që kanë ardhur për rikonjicion të të gjitha zonave dhe vëzhgimeve, na kanë hyrë deri në detin Jon, i kemi pasur në vëzhgim edhe ne si shtet shqiptarë. Na është thënë që kjo anije mbahet në survejim se është e zbulimit ushtarak rus dhe është kthyer mbrapsht sapo ka parë që është në survejim nga anijet tona luftarake, dronë apo avionë të tjerë që janë ngritur nga bazat e NATO-s në Greqi. Se ç’kanë dashur të vijnë deri këtë lart, është një gjë që duhet të na e shpjegojnë ata që nuk na e shpjegojnë kurrë. Por ky është një rrezik, kanë kohë që e bëjnë që kur filluan të dëmtojnë linjat e internetit, tubacionin. E kanë bërë me këto…që i vendos një identitet tjetër dhe kryen sulme”, tha mes të tjerash ai.