Londra i hap rrugë ekstradimit të themeluesit të Wikiliks

schedule12:00 - 13 Qershor, 2019

schedule 12:00 - 13 Qershor, 2019

Londra i hap rrugë ekstradimit në SHBA të themeluesit të Wikiliks. Ministri i Brendshëm britanik  ka firmosur kërkesën e Departamentit Amerikan të Drejtësisë për ekstradimin e Julian Asanzh. Por vendimin përfundimtar pritet ta marrë gjykata këtë të premte.

Ministri i brendshëm britanik Saxhid Javid konfirmoi gjatë një interviste radiofonike për BBC, se kishte firmosur kërkesën për ekstradim për Julian Asanz e bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por ministri britanik theksoi se vendimi përfundimtar i takon gjykatës. Gjatë fjalës së tij Javid pohoi se themeluesi i Wikiliks qëndronte me të drejtë në burg. Ai tha se kërkesa e Shteteve të bashkuara të Amerikës për ekstradimin e tij d o të diskutohet të premten në gjykatë, por ai personalisht e kishte firmosur.

Firma e Javid është një akt teknik dhe paraprak. Në seancën e të premtes nuk dihet nëse Asanzh do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit. Kjo për shkak të kushteve të tij shëndetësore, që kanë detyruar autoritetet e burgut që ta transferojnë në spitalin e burgut në masa të rrepta sigurie.

Asanzh po vuan dënimin me 50 javë burg që iu dha pasi kishte shkelur rregullat e lirisë me kusht në vitin 2012 kur u strehua në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Por çështja përballë drejtësisë britanike me kërkesën e ekstradimit të shteteve të Bashkuara të Amerikës, mund të zgjasë me muaj.

Kjo dhe për shkak të kundërshtimit të paralajmëruar nga ana e avokatëve të Asanzh, të cilët e krahasojnë qëndrimin e Uashingtonit  me një persekutim. Por dhe si një mënyrë hakmarrjeje për shkak të publikimit në vitin 2010 nga Uikiliks të shumë dokumenteve të rezervuara amerikane, me prova për  krime lufte në Irak dhe Afganistan. P

or efekti më konkret i firmës së ministrit britanik është prioriteti që i jepet Shteteve të Bashkuara të Amerikës në krahasim me kërkesën e njëjtë që mund të vijë nga Suedia, pas nisjes në Stokolm të hetimeve për përdhunim kundër aktivistit Australian. Kërkesë e cila aktualisht është bllokuar pasi një gjykatë e Uppsala nuk pranoi një mandat të dytë arresti nga prokuroria, duke i konsideruar provat si të pamjaftueshme /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!