Londra e gatshme të dalë nga Bashkimi Evropian

schedule13:11 - 24 Tetor, 2017

schedule 13:11 - 24 Tetor, 2017

Londra është e gatshme të dalë nga Bashkimi Europian edhe nëse nuk arrihet një marrëveshje. Konservatorët në vend paralajmëruan kryeministren britanike që të mos bëjë asnjë lëshim ekonomik në Bruksel
Kryeministrja britanike Theresa May deklaroi se nëse nuk do të arrihet një marrëveshje për sa i përket marrëdhënieve tregtare deri në verën e vitit të ardhshëm, Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Europian në vitin 2019 pa asnjë periudhë tranzicioni. Britanikja Telegraph shkruan se dhe pse për momentin negociatat janë bllokuar, janë të paktë ata që do të donin të dilnin nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje
Por vështirëritë për kryeministren britanike Mej nuk përfundojnë këtu pasi deputetë të partisë së saj e kanë paralajmëruar që të mos bëjë më lëshime në fushën ekonomike në Bruksel vetëm për të vijuar negociatat. The Indipendent shkruan se një grup parlamentar europian i ka shkruar një letër ministres së jashtme britanike Amber Rud, për ta paralajmëruar se plani për skedimin e qytetarëve europianmë rezidentë në Mbretërinë e Bashkuar, bie në kundërshtim me ligjet europiane

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!