Londra do të transferojë azilkërkuesit në Ruandë, përfshirë ukrainasit

schedule21:11 - 20 Maj, 2022

schedule 21:11 - 20 Maj, 2022

Marrëveshja për emigracionin e arritur mes qeverisë britanike dhe asaj të Ruandës ka shkaktuar polemika dhe për shkak të një norme burokratike tashmë mund të përfshijë dhe refugjatët ukrainas.

Mbretëria e Bashkuar ka rënë dakord me Ruandën për të dërguar në territorin e shtetit afrikan emigrantët klandestinë për periudhën e nevojshme të analizimit të satusit të tyre. Ruanda do të marrë një pagesë nga Londra për të pritur dhe mbajtur azilkërkuesit.

Por dhe në rast se do të përfitonin azilin refugjatët do të mbeteshin në Ruandë. Kjo masë shqetëson komunitetin ukrainas që është strehuar në vend. Shumë prej tyre kanë tërhequr të afërmit nga Irlanda dhe më pas kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar. Ata nuk kanë dokumente dhe për këtë arsye kanë frikë se mos dëbohen

Shumë prej tyre shprehen se nuk e imagjinojnë dot të përfundojnë në një kontinent tjetër me një kulturë ndryshe aq larg nga çdo gjë që njohin. Arsyeja për të cilën refugjatët ukrainas përpiqen të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar është sepse në vend ndodhet një komunitet i madh bashkëkombasish.

Irlanda ka hequr vizat për ukrainasit dhe për këtë arsye shumë prej tyre mbërrijnë në vend për të shkuar më pas në Britani të madhë falë regjimit të kufirit të hapur me Irlandën e Veriut

Sipas disa deputetëve të partisë konservatore të kryeministrit Boris Xhonson ky sistem do të dekurajojë emigrantët klandestinë.

Opozita britanike dhe organizatat humanitare e kanë kundërshtuar këtë nismë duke e cilësuar si ç’njerëzore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!