Dyshja e mesfushës së “3 luanëve”, Declan Rice-Jude Bellingham kanë “mahnitur” aq shumë drejtuesit e klubeve më të mira në Evropë, saqë të gjithë janë në “ndjekje” të dy “katalizatorëve” anglezë të mesfushës.
Rice ishtë i gatshëm të largohej nga klubi që verën e shkuar, por bordi i West Ham ishte në gjendje ta mbane lojtarin për të rritur vlerën e tij edhe më shumë. Mediat britanike bëjnë me dije se “londinezët” e West Ham refuzuan 100 milionë paund nga Manchester United merkaton e kaluar verore, ndërsa në këto momente për 24-vjeçarin interesohen Chelsea dhe Arsenal.
“Topçinjtë” janë favoritët kryesorë për të siguruar shërbimet e Rice dhe mendohet se janë të gatshëm të bëjnë një ofertë prej plot 134 milionë eurosh për të. Arsenal përfiton dhe merkato e “vrullshme” e Chelsea, me “blutë” që vetëm 1 javë më parë siguruan shërbimet e mesfushorit Enzo Fernandez për plot 120 milionë euro. /i.m /abcnews.al