Londër-Nju Jork në 90 minuta? NASA do të krijojë një avion supersonik

schedule14:15 - 25 Gusht, 2023

schedule 14:15 - 25 Gusht, 2023

Fluturimi nga Londra në Nju Jork mund të zgjasë deri në një orë e gjysmë, një distancë aq e largët për pasagjerët mund të zgjasë sa një film që ata shohin për të kaluar kohën.

NASA njoftoi këtë javë se është duke eksploruar plane biznesi për udhëtime supersonike të pasagjerëve, sipas Daily Mail.

Plani i konsideruar nga agjencia hapësinore amerikane ka të bëjë me një avion supersonik që do të fluturojë me shpejtësi 2 – 4 Mach (nga 2454 në 4900 km/h). Kjo është dyfishi i shpejtësisë së një avioni luftarak F/A-18 që mund të arrijë 1915 km/h (1.8 Mach), raporton botimi britanik.

Sipas NASA-s, divizioni AAVP që merret me zhvillimin e avionëve të avancuar së shpejti do të kalojë në fazën tjetër të kërkimit për udhëtimin ajror me shpejtësi të lartë. Pritet vetëm nënshkrimi i dy kontratave 12-mujore me kompanitë që do të marrin përsipër të krijojnë teknologjinë për këtë sipërmarrje. Boeing  kryeson grupin e parë, me partnerë duke përfshirë Exosonic, GE Aerospace, Georgia Tech Aerospace Systems Design Laboratory, Rolls-Royce North American Technologies dhe kompani të tjera. Grupi i dytë udhëhiqet nga Grumman Aeronautics Systems, me partnerë Blue Ridge Research and Consulting, Boom Supersonic dhe Rolls-Royce North American Technologies.

Secilit ekip do t’i kërkohet të identifikojë teknologjinë e nevojshme për të bërë të mundur fluturimin me shpejtësi më të mëdha se 2 Mach, për të paraqitur vlerësime të rreziqeve dhe sfidave të mundshme dhe për të ofruar raporte të detajuara mbi komponentët operacionalë të një avioni të tillë.

Kujtohet se pak javë më parë NASA përfundoi avionin eksperimental supersonik X-59, i cili është projektuar për të shtypur bumet e veta zanore. Ky program, siç thekson Daily Mail, do të shërbejë si frymëzim për dizajnin e avionit të ri.

Fluturimi i parë provë i X-59 do të bëhet më vonë këtë vit.

Avioni më i shpejtë i pasagjerëve në botë, Concorde, fluturoi me një shpejtësi prej 2.2 Mach. Ai bëri fluturimin më të shpejtë midis Nju Jorkut dhe Londrës më 7 shkurt 1996, duke kaluar Atlantikun në vetëm 2 orë, 52 minuta dhe 59 sekonda.

Avioni tipik i madh sot fluturon me rreth 600 milje në orë, rreth 80% e shpejtësisë së zërit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!