Londër/ Aktivistët hedhin bojë mbi avionët privatë

schedule12:18 - 20 Qershor, 2024

schedule 12:18 - 20 Qershor, 2024

Dy aktivistë të klimës nga organizata Just Stop Oil depërtuan në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar Stansted pranë Londrës në orët e para, duke hedhur bojë portokalli mbi avionët private.

Në orën 5 të mëngjesit, dy gra, përkatësisht të moshës 22 dhe 28 vjeç, kaluan gardhin me tela të aeroportit dhe hynë në zonën ku aktualisht është parkuar avioni i përdorur nga Taylor Swift.

Dy aktivistët hodhën bojë portokalli mbi dy avionët dhe pak minuta më vonë ata u arrestuan. Just Stop Oil bën thirrje për t’i dhënë fund shfrytëzimit të lëndëve djegëse fosile deri në vitin 2030.

Dje, aktivistët hodhën gjithashtu bojë mbi monolitet e monumentit të Stonehenge në Angli, teksa përgatitet të mirëpresë mijëra vizitorë për solsticin e verës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!