Lombardia gati të lehtësojë masat, ministri i Shëndetësisë: Beteja nuk është fituar ende

schedule15:27 - 20 Prill, 2020

schedule 15:27 - 20 Prill, 2020

Në një kohë kur kurba e koronavirusit është drejt sheshimit, në Itali po shikohet mundësia për lehtësimin e masave shtrënguese. Kështu, vendi fqinj pritet që të hyjë në “fazën 2” te menaxhimit të krizës së krijuar nga koronavirusi.

Faza 2 parashikon përpjekjet për të hapur gradualisht ekonominë e vendit duke ndjekur edhe këshillat e dhëna nga komiteti shkencor në vend.

Silvio Brusaferro, kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetit u shpreh gjatë një konference për shtyp:

“Të dhënat tregojnë se numri i personave me simptoma po zvogëlohet dhe kurba është në një fazë në rënie. Tregon një vend me zona të ndryshme, me një intensitet të ndryshëm të qarkullimit.”

Instituti njoftoi gjithashtu se numri i rasteve me koronavirus në Itali nuk do të bjerë në zero deri në mes të majit, që do të thotë se infeksioni do të vazhdojë të qarkullojë.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha për një radio vendase të hënën:

“4 maji është një datë rreth së cilës duhet të ndërtojmë fazën 2. Shpresoj se do të ketë një takim midis figurave kryesore sa më shpejt të jetë e mundur … por unë dua të jem i qartë në një pikë: Beteja nuk është fituar ende.”

Javën e shkuar, Lombardia, rajoni italian më i prekur nga koronavirusi, ku janë regjistruar thuajse gjysma e vdekjeve në vend, prezantoi udhëzimet për rihapjen e aktiviteteve të prodhimit: diagnozën dhe testimin, digjitalizimin, distancimin shoqëror dhe të drejtat e punëtorëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!