Pronari i një lokali në Sarandë është gjobitur me 1 milion lekë pasi vijonte organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje në bazë të rregullave anti-covid. Bëhet e ditur se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë konstatuar gjatë kontrolleve rreth orës 00:30 se lokali i cili ndodhet në rrugën në rrugën e Butrintit vijonte ta ushtronte aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Ndaj subjektit është vendosur gjoba prej një milion lekësh ndërsa pronari është proceduar edhe penalisht. Policia bën të ditur se D. K., 37 vjeç u procedua penalisht për “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë plotësimit të aktit normativ ai ka kundërshtuar me dhunë policinë.
Gjithashtu bëhet e ditur se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar ditën e sotme 19-vjeçarin B. S. pasi më 29 korrik ai i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash menaxherit të lokalit ku ishte i punësuar. Në pranga është vënë edhe një 37-vjeçar pasi u kap në aksin rrugor Sarandë-Borsh, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. s.b/abcnews.al/