Një lokal në lagjen Dardania në Prishtinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje. Ata kanë bërë evakuimin e banorëve nga ndërtesa dhe lokalet përreth, ndërkohë që po punohet për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihet shkaku i këtij zjarri ndërkohë policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Në ora 18:04, policia është njoftuar për një zjarr në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikëse që i janë përgjigjur njoftimit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”, ka konfirmuar policia për Express./mv.abcnews.al