Lokalet mbyllin dyert për klientët, Dritan Leli shkon në Lungomare, takim me pronarët e bizneseve

schedule13:10 - 19 Korrik, 2021

schedule 13:10 - 19 Korrik, 2021

Pas bojkotit të punës prej mëngjesit të sotëm, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka shkuar në Lungomare për të zhvilluar një takim me pronarët e bizneseve.

Takimi po zhvillohet në një prej bizneseve që ka ndërprerë punën në shenjë proteste për orën policore dhe fashës orare për lejimin e muzikës.

Pas protestës së tyre, kryeministri Edi Rama njoftoi se nga dita e nesërme muzika do të lejohet deri në orën 23:00, ndërsa shtoi se ata që duan të bëjnë organizime në natyrë mund të kërcejnë gjithë natën. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!