Lojtari prezantohet…në kalë/ Miralem Pjanic shfaqet i veçantë në skuadrën ruse, CSKA e Moskës merr futbollistin veteran boshnjak

schedule16:16 - 28 Shtator, 2024

schedule 16:16 - 28 Shtator, 2024

Do të provojë edhe ligën ruse.

Miralem Pjaniç është një futbollist I njohur e padyshim shumë I talentuar, ndërsa për prezantimin në ekipin e tij të ri zgjodhi diçka tepër të veçantë.

Futbollisti përshëndeti, ndërsa në faqën zyrtare në jutub të CSKA-së së Moskës u paraqit shkurtimisht kariera e tij jo pak e rëndësishme.

Ish-ylli I Mecit, Lionit, Romës, Juventusit, Barcelonës, Beshiktashit dhe Sharjahut në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të ketë etapën e tij në elitën e futbollit rus.

Nuk dihet nëse ideja ishte e tij, apo e dikujt tjetër, por fakti është se Miralem Pjanic u prezantua në stadiumin e CSKA-së, “VEB Arena” I hipur mbi një kalë të bardhë.

Në moshën 34-vjeçare, ai nuk pritet të jetë në maksimumin e formës si dikur, por gjithsesi, CSKA shpreson që Pjaniç të jetë në formë.

Jo më kot ylli I Bosnjë-Hercegovinës cilësohet si futbollisti më I mirë në histori I Romës për goditjet e dënimit.

Po ashtu, është shpallur katër herë kampion I Italisë me Juventusin dhe ka fituar dy herë Kupën, ashtu siç ka fituar Kupën e Mbretit edhe tek Barcelona.

CSKA ndodhet në vendin e gjashtë në Premier Ligën ruse, dhe duket se do ta ketë të vështirë të pretendojë për trofe këtë sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!