Futbollisti më i trofeshëm në histori pa skuadër, Flamengo synon të nënshkruajë me Dani Alves

schedule15:30 - 14 Shtator, 2021

schedule 15:30 - 14 Shtator, 2021

Flamengo synon të përfitojë nga një mundësi e madhe që i ofron tregu. Pas David Luiz, tani po tenton të sjellë në skuadër, Dani Alves. Lojtari më i trofeshëm në historinë e futbollit aktualisht është pa skuadër pasi u largua nga San Paulo për probleme që kishte me pagat.

Sipas TodoFichajes, bordi i klubit të Rio de Janeiro ka kontaktuar agjentët e mbrojtësit të djathtë dhe marrëveshje mund të arrihet shpejt nëse plotësohen kushtet ekonomike.

Kontrata do të ishte për një sezon plus një tjetër opsional. Dani Alves tanimë 38-vjeçar po përballet me fundin e karrierës së tij të suksesshme sportive.

Ky do të ishte ekipi i tetë i mbrojtësit që majat i arriti me skuadrën e Barcelonës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!