Lojtari më i mirë i vitit dhe ai gol kundër Sampdorias, flet Cristiano Ronaldo

schedule22:53 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 22:53 - 29 Dhjetor, 2019

Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë i vitit 2019 nga Globe Soccer Awards dhe në pranimin e këtij çmimi individual, portugezi tha: “Falëminderit të gjithëve, falëminderit familjes time, shokëve të skuadrës të Juventusit dhe atyre të kombëtares, Joao Mendesit dhe të gjithë personave që më mbështesin çdo ditë.

Është nder për mua të ndodhem këtu sërish edhe këtë vit dhe normalisht shpresoj që ta fitoj këtë çmim fantastik edhe vitin e ardhshëm. Goli me Sampdorian?

Ishte një gol fantastik, por unë kam shënuar gjithmonë gola të bukur që nga fillimi i karrierës time. Gjithsesi, mes atyre të shënuar me kokë, ndoshta ai ndaj Sampdorias është më i bukuri në karrierën time”, tha ylli portugez./abcnews.al