Lojtari kroat Vrsaljko tërhiqet nga futbolli në moshën 31-vjeçare

schedule13:40 - 23 Mars, 2023

schedule 13:40 - 23 Mars, 2023

Ditën e djeshme, Mesut Ozil u tërhoq përfundimisht nga futbolli pas një karriere të pasur me sukses të nivelit boëror. Pak çaste më parë, u njoftua zyrtarisht që edhe ish-lojtari i Barcelonës, spanjolli Bojan Krkic u largua gjithashtu.

Tashmë, njoftohet se Sime Vrsaljko lë futbollin në moshën 31-vjeçare, për shkak të problemeve të shumta fizike që ndikuan në vitet e fundit të karrierës së tij, raportojnë mediat kroate. Anësori i djathtë u vendos në Itali, fillimisht me fanellën e Genoa, më pas te Sassuolo përpara se të rikthehej përsëri në Itali tek Interi.

Aventura e tij e fundit në futboll ishte në Greqi te Olympiacos duke luajtur vetëm tre ndeshje. Vrsaljko ishte një nga lojtarët më të dalluar të Kupës së Botës në Rusi të vitit 2018, me kombëtaren e tij të Kroacisë i cili shkoi deri në finale të kompeticionit më të madh.

Pas dy sezonesh me Atletico Madridin dhe duke luajtur në Kupën e Botës 2018, ku pësoi një dëmtim në gju, ai u huazua te Interi. Ai luajti vetëm 10 ndeshje si zikaltër dhe u kthye në Atletico, ku kaloi tre sezone të tjera, duke luajtur 46 ndeshje në total. Çuditërisht, sezoni i tij më i mirë erdhi gjatë atij të fundit me klubin, pavarësisht këtij fakti, atij nuk iu ofrua rinovimi i kontratës.

Ai nënshkroi për Olimpiakos në Greqi, ku qëndroi vetëm gjysmë viti para se klubi t’i zgjidhte kontratën. Në janar 2017, Vrsaljko tha mjaft dhe filloi të kërkonte horizonte të reja. Mësohet se ai tashmë është duke punuar me një agjenci përfaqësimi në Kroaci./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!