Christian Eriksen nuk mjafton dhe Interi është gati të marrë një tjetër mesfushor në merkaton e verës. Më i ri se danezi dhe më ofensiv si ai. Gazzetta dello Sport raporton se zikaltrit do të bëjnë gjithçka për të transferuar Gaetano Castrovilli në Milano.
23-vjeçari është zbulimi i Fiorentinës në këtë sezon dhe performancat e tij ka qenë shumë pozitive. Antonio Conte është bindur për kualitetin e lojtarit italian, i cili aktivizohet edhe në rolin e sulmuesit të majtë.
Marotta dhe Ausilio po punojnë prej tetorit të vitit të kaluar për të hedhur bazat e një akordi me lojtarin. Fiorentina nuk heq dorë nga Castrovilli pa 40 milion euro, por drejtuesit e Interit pritet të ofrojnë ndonjë lojtar për të ulur koston e operacionit. /abcnews.al