Lojtari i momentit te Milani, Messias: Unë jam këtu sepse e meritoj, nuk ka më përralla

schedule10:03 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 10:03 - 2 Dhjetor, 2021

Lojtari i momentit te Milani është padyshim Junior Messias, i cili pas golit të shënuar në Champions League kundër Atletico Madrid në fitoren 1-0, sulmuesi 30-vjeçar ka arritur të shënojë përsëri, këtë herë në kampionat.

Në ndeshjen që kuq e zinjtë zhvilluan me Genoan, Messias arriti të ishtë dy herë autori i golave në fitoren 3-0 që skuadra e tij arriti të merrtë në fund.

Historia e tij është vërtetë mbresëlënëse për këdo që dëshiron të bëhet futbollistë, një histori frymëzuese. Në vitin 2011 Messias mbërriti në Itali për të shitur elektroshtëpiake, ndërsa vetëm në vitin 2017 arriti të bëhej një lojtar profesionist, teksa u aktivizua te Gozzano, për të kaluar më pas nga Crotone dhe në fund Te Milan ku edhe po bën historinë.

Një histori që e ka frymëzuar edhe vetë lojtarin që të japë maksimumin dhe të kthehet në një lojtar të rëndësishëm te kuq e zinjtë, një ëndërr e bërë realitet kjo për Messias, i cili në deklaratën pas fitores 3-0, ai nuk e quan me përrallë historinë e përjetuar, por një meritë e aftësive të tij për të arritur majat.

“Siç ka thënë trajneri, unë jam këtu sepse e meritoj. Nuk ka më përralla dhe çfarë kam bërë para se të filloja të luaja futboll. Ky është profesioni im tani për këtë dua të flas”, ka deklaruar Messias.  /f.a/abcnews.al