Lojtari i momentit , Rrapaj: Goli më i bukur që kam realizuar. Trajneri? Ka besim te unë

schedule20:03 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 20:03 - 4 Dhjetor, 2021

Arinaldo rrapaj është lojtari i momentit te skuadra e Partizanit, i cili edhe në këtë ndeshje i ndihmoi demat të merrnin 3 pikët me shumë vlerë teksa arriti të shënonte edhe golin e parë të sfidës.

Për 20-vjeçarin e kuq ky ishte goli i tretë në kampionat gjatë këtij sezoni.

Rrapaj foli për “Supersport” pas ndeshjes duke treguar se është shumë i lumtur për fitoren dhe se duhet falënderuar edhe portieri Teqja që arriti të mbante në avantazh demat, pasi priti penalltinë e Skëndërbeut.

“Besoj se po, ky ishte goli më i bukur që kam realizuar, po më i gëzuar jam që ndihmova ekipin. Na duhej kjo fitore.

Kemi bërë lojëra shumë të mira, por nuk kemi pasur fat. Rastet nuk i kemi shfrytëzuar, kemi bërë gabime, por kemi marrë një pikë kthese me këtë fitore.

Pjesa e dytë? E folëm me çunat, nuk e filluam mirë pjesën e dytë. Kundërshtari na mbajti në mbrojtje, por e morëm veten me kalimin e minutave. Falënderoj edhe portierin Teqja.

Kalendari? Ne gati do të jemi. E dimë që do ketë ndeshje të ngjeshura, do ketë më shumë lodhje, por mendojmë vetëm për Shkodrën. Mendojmë vetëm për të fituar.

A jam unë ‘xholi’ i trajnerit? Me presorin jam stërvitur te Vlora, ai ka pasur besim tek unë. Jam munduar të shfrytëzoj mundësitë, shyqyr që ia shpërbleva me gol. Ai beson tek unë, shpresoj t’ia shpërblej”, theksoi mesfushori i demave.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!