Lojtari i kombëtares zbarkon në Shkodër, Vllaznia përforcon mbrojtjen

schedule14:26 - 12 Qershor, 2021

schedule 14:26 - 12 Qershor, 2021

Vllaznia ka siguruar një përforcim me vlera në prapavijë. Klubi shkodran ka prezantuar Darko Bulatovic, 31-vjeçarin nga Mali i Zi që aktivizohet në qendër të mbrojtjes.

Lojtari shtatlartë ka një eksperiencë të madhe. Ai ka luajtur në Malin e Zi, Serbi, Poloni dhe Islandë, teksa numëron tre ndeshje me kombëtaren e vendit të tij.

Bulatovic ka nënshkruar me nënkampionët e Shqipërisë për sezonin e ardhshëm. “Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka nënshkruar sot me qendërmbrojtësin Darko Bulatoviç.

Ai në sezonin e fundit luajti për skuadrën e Sutjeskës së Nikshiqit në Superligën malazeze, ndërkohë që është edhe lojtar i kombëtares së këtij vendi.

Bulatoviç do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin 2021-2022. Ndërkohë drejtuesit e klubit vazhdojnë negociatat me lojtarë të tjerë cilësorë, në përmbushje të objektivit për një prezantim dinjitoz në Kupat e Evropes dhe fitimin e titullit kampion për sezonin e ri.

Mirë se erdhe te Vllaznia Darko“, lexohet në postimin zyrtar të Vllaznisë, që zhvilloi një sezon fantastik. Skuadra e Thomas Brdaric fitoi Kupën e Shqipërisë dhe humbi titullin kampion vetëm për diferencë golash. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!