Lojtari i Dritës pozitiv, merret vendimi ekstrem për sfidën në Champions

schedule16:58 - 11 Gusht, 2020

schedule 16:58 - 11 Gusht, 2020

Anulohet ndeshja e Dritës në Champions League. Kampionët e Kosovës do të luanin sot në orën 18:00 kundër irlandezo-veriorëve të Linfield, por autoritetet zvicerane kanë marrë vendimin ekstrem.

Shkaku lidhet me infektimin e Hamdi Namanit. Mesfushori që shënoi golin e dytë në fitoren 2-1 të ditës së premte kundër Inter d’Escaldes, rezultoi pozitiv me Covid-19 ditën e djeshme.

Namani është izoluar nga pjesa tjetër e ekipit, ndërsa UEFA ka vendosur të anulojë këtë sfidë. “Ju njoftojmë që ndeshja finale e paraparë te zhvillohet sot në ora 18:00 me kampionin e Irlandës së Veriut, Linfield, është anuluar.

Vendimi është marrë nga autoritetet zvicerane për shkak që në testimin e fundit një lojtar i klubit tonë ka rezultuar pozitiv! Vendimi për fatin e ndeshjes do të merret në ditët ne vijim nga Komisioni i Disiplinës“, shkruajnë “Intelektualët” në komunikatën zyrtare. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!