Janë shpërndarë këtë të premte çmimet për lojtarin dhe trajnerin më të mirë të muajit të elitën e futbollit anglez, ku “bomberin danez, Rasmus Hojlund është zgjedhur si lojtari i muajit në Premier League, pas serisë së golave të sulmuesit të Manchester United, ndërsa, tekniku i Arsenal, Mikel Arteta, është zgjedhur si trajneri i muajit, pasi “Topçinjtë” nuk pësuan asnjë humbje në shkurt.
Pas një fillimi të vështirë në Premier League, me 21-vjeçarin e sulmit, që vuajti për t’u përshtatur në kampionatin e ri, duke e shënuar golin e tij të parë vetëm dhjetorin e kaluar në fitoren 3-2 ndaj Aston Villa, mirëpo që nga ky gol ka qenë në formë fantastike duke shënuar 7 gola në 6 ndeshjet e fundit në kampionat, si dhe dha dy asiste duke ndihmuar United të mos humbte asnjë nga këto sfida.
Në krahun tjetër, sa i përket teknikut, Mikel Arteta, forma e shkëlqyer e Arsenal në shkurt i ka ndihmuar “Topçinjtë” të ngushtojnë diferencën në krye me “Të Kuqtë” e Liverpool dhe “Qytetarët” e Manchester City në vetëm dy pikë, gjithçka nisi me fitoren e madhe, 3 me 1, ndaj Liverpool, për të vijuar me dy fitore spektakolare 6-0 e 5-0, ndaj West Ham e Burnley, e për t’u mbyllurm e “pokerin, 4 me 1, ndaj “Bardhezinjve” të Newcastle. /i.m /abcnews.al