Lojtarët shqiptarë lënë gjurmë në ndeshjen Basel-Luzern/ Jashari shënon, Xhaka dhe Ademi asistojnë

schedule08:34 - 29 Shtator, 2023

schedule 08:34 - 29 Shtator, 2023

Ndeshja mes Baselit dhe Luzernit në elitën e futbollit të Zvicrës është mbyllur në barazim 1-1.

Të dyja klubet në radhët e tyre kanë shumë lojtarë shqiptarë, që ishin vendimtarë në këtë përballje. Taulant Xhaka asistoi për Djordje Jovanovic që shënoi në minutën e 61-të për epërsinë e Baselit.

Në anën tjetër rezultati u barazua në 1-1 nga Ardon Jashari që gjeti rrjetën në minutën e 81-të pas asistimit të Kemal Ademit.
Përveç tre të përmendurve më lartë, në fushë ishin edhe Denis Simani dhe Ismajl Beka te Luzern.

Baseli pas shtatë ndeshjeve ka pesë pikë dhe zë vendin e nëntë, ndërsa Luzerni është i dyti me 15 pikë në tetë ndeshje./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!