Ndarja nga jeta e legjendës së Real Madrid, Francisco Gento, i njohur në futboll si Paco Gento, ishte një lajm i trishtë për madrilenët.
Paco ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare ku me “Los Blancos” kishte bërë historinë, duke fituar gjashtë herë Kupën Europiane në emrin e tij.
Aktualisht Gento ishte president nderi te Reali. Në stërvitjen e ditën se sotme skuadra madrilene përpara se të zbrisnin në fushën e blertë për t’u përgatitur për ndeshje e ardhshme kanë mbajtur edhe një minutë heshtje në nder të legjendës së klubit, duke kujtuar dhe nderuar kështu një nga figurat më të njohura të Realit. /f.a/abcnews.al