Ditën e nesërme do të zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, të Kupës së Botës. Ndër ndeshjet që do të zhvillohen nesër është dhe ajo Kore e Jugut-Portugali. Lojtarët “tigrave aziatikë”, tashmë të eleminuar nga Botërori, kanë deklaruar se do bëjnë çmos për të fituar ndeshjen e nesërme.
“Ne nuk kemi asgjë për të humbur dhe prandaj jemi të bashkuar dhe do të bëjmë çmos për të fituar. Duhet të luajmë si një grup i bashkuar”,- kanë thënë Lee Jae-Sung dhe Na Song-Ho, në konferencë për shtyp, para ndeshjes. /i.m /abcnews.al