Lojtarët e Kombëtares duan që të shkojnë sërish në Europian

schedule20:46 - 14 Nëntor, 2018

schedule 20:46 - 14 Nëntor, 2018

Futbollistët e kombëtares mendojnë se Shqipëria duhej të kishte renditje më të mirë se ajo që ka aktualisht. Frederik Veseli dhe Myrto Uzuni folën me optimizëm para Skocisë.

Shpresat janë të vogla, por vetëm për Ligën e Kombeve. Futbollistët e kombëtares shqiptare mendojnë se i kanë shanset për të shkuar në Europian, të paktën nëpërmjet eleminatoreve. Këtë e theksoi mbrojtësi Federik Veseli. Ndryshe nga trajneri Panuçi që i quajti memecë, Veseli mendon se lojtarët e kombëtares shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin.

Frederik Veseli, futbollist i Kombëtares: “Ne si skuadër kemi entuzizëm se edhe jashtë sportitjemi shumë shokë të gjithë bashkë. Kur grumbullohemi gëzohemi të gjithë të jemi prap këtu. Ndoshta meritojmë pak më shumë se vendin e tretë në grup. Të provojmë që të marrim maksimumin për të pasur një mundësi më vonë me kualifikime. Jemi të gjithë me shumë dëshirë për të shkuar edhe një herë në Europian.”

Myrto Uzuni cilësohet si një nga shpresat e ekipit për ndeshjen ndaj Skocisë. Këtë mendim e ka vetë Panuçi.

Myrto Uzuni, futbollist i Kombëtares: “Grezda ka shënuar, Kaçi gjithashtu. Besoj se goli do të vijë në qoftë se vazhdojmë me atë ritëm që kemi qenë në Izrael. Ndjehem shumë mirë pasi ne kemi grupin, ne nuk na bën vetëm një lojtar e një individ. Normalisht është një kënaqësi shumë e madhe, pasi të shënosh në një klub ëshë kënaqësi, por të shënosh me Kombëtaren bën krenar të gjithë atdheun e familjën dhe besoj se kjo do të ishtë gjeja më e bukur.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!