“Lojtarët dhanë gjithçka, por nuk jemi në humor”, trajneri Moldavisë flet pas ndeshjes me Shqipërinë

schedule21:36 - 17 Nëntor, 2023

schedule 21:36 - 17 Nëntor, 2023

“Lojtarët dhanë gjithçka dhe u jam shumë mirënjohës për gjithçka që bënë sot”, u shpreh trajneri Moldavisë, Sergei Kleshçenko. Ai ka komentuar barazimin me Shqipërinë (1-1) në raundi kualifikues për EURO 2024 dhe shanset e moldavëve për të siguruar arritjen historike, kualifikimin në Euro 2024.

“Mendoj se arritëm të organizonim një festë për tifozët tanë. Po, nuk fituam. Shpenzuam shumë energji në fushë dhe dhamë maksimumin. Kjo do të thotë se fitorja do të vijë në ndeshjen e radhës”, u shpreh fillimisht trajneri Kleshçenko.

– Arritët të bëni atë që keni planifikuar, apo penalltia prishi planin e lojës?

– Sigurisht që u bë më e vështirë të luash pas penalltisë. Por në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë se në të parën. Lojtarët dhanë gjithçka dhe unë u jam shumë mirënjohës për gjithçka që bënë sot.
– Nuk është hera e parë që arrijmë të barazojmë rezultatin apo edhe të shënojmë gola fitues në fund të ndeshjes…

Kjo dëshmon se ne kemi karakter dhe e tregojmë në fushë.

– Vijon ndeshja me Çekinë, e fundit. Si do ta përfundojmë raundin kualifikues?

– Ne shkojmë për fitore. Nuk e di si do të dalë, por sigurisht që nuk jemi në humor./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!