Lojtar me Covid-19 tek Atalanta, trajneri anulon konferencën për shtypin

schedule14:29 - 3 Tetor, 2020

schedule 14:29 - 3 Tetor, 2020

Tjetër klub i Serie A preket nga koronavirusi. Atalanta po përgatitet për sfidën e nesërme shtëpiake kundër Cagliarit (e diel, 12:30), teksa testet kanë konfirmuar një lojtar pozitiv.

Emri nuk bëhet i ditur, teksa klubi bergamask raporton se lojtari është asimptomatik. Ai është izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës dhe ka nisur menjëherë karantinën.

Infektimi i futbollistit me Covid-19 ka zënë të papërgatitur Atalantën. Trajneri Gian Piero Gasperini po bëhej gati të dilte në konferencën për shtypin, por e ka anuluar atë sapo ka marrë vesh lajmin. /abcnews.al