Tjetër klub i Serie A preket nga koronavirusi. Atalanta po përgatitet për sfidën e nesërme shtëpiake kundër Cagliarit (e diel, 12:30), teksa testet kanë konfirmuar një lojtar pozitiv.
Emri nuk bëhet i ditur, teksa klubi bergamask raporton se lojtari është asimptomatik. Ai është izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës dhe ka nisur menjëherë karantinën.
Infektimi i futbollistit me Covid-19 ka zënë të papërgatitur Atalantën. Trajneri Gian Piero Gasperini po bëhej gati të dilte në konferencën për shtypin, por e ka anuluar atë sapo ka marrë vesh lajmin. /abcnews.al