Lojërat Olimpike “Paris 2024”, SHBA kryeson me numrin e medaljeve të fituara

schedule09:48 - 7 Gusht, 2024

schedule 09:48 - 7 Gusht, 2024

Në fund të ditës së 11-të të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, SHBA kryeson tabelën në mesin e vendeve të tjera me gjithsej 86 medalje të fituara, prej të cilëve 24 medalje të arta, 31 të argjendta dhe 31 të bronzta, raporton Anadolu.

SHBA-ja arriti të kalojë Kinën duke u ngjitur në krye të tabelës në ditën e 11-të të Lojërave Olimpike, pasi fitoi 4 medalje të arta, 1 të argjendtë dhe 3 të bronzta.

Kina, e cila e përfundoi ditën me 1 medalje të artë, 2 të argjendta dhe 2 të bronzta, u rendit e dyta me 59 medalje në total. Australia u rendit e treta, kurse Franca e cila i mirëprit këto lojëra është në vendin e katërt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!