Lojërat Olimpike, Luiza Gega: Finalja objektivi im, gëzoj formë të mirë

schedule20:58 - 19 Korrik, 2021

schedule 20:58 - 19 Korrik, 2021

Vetëm pak ditë na ndajnë nga Lojërat Olimpikë të Tokios (23 korrik-8 gusht), ndërsa sportistët po bëjnë përgatitjet e fundit. Shpresat për të sjellë një medalje në Shqipëri janë te Luiza Gega.

Atletja ka përfunduar stërvitjen në Korçë, për t’u transferuar më pas në Tokio. Ajo ka si objektiv kualifikimin në finale dhe për këtë është optimiste, pasi sipas saj, rezultatet i ka për një arritje të tillë.

Rezultatet e mia janë për në finale, flas me bindje të plotë që finalja është e arritshme“, deklaroi Gega, e cila ndodhet në një formë shumë të mirë fizike. 32-vjeçarja vijon të flasë rreth formës së saj.

Për fat, gjithçka ka shkuar mirë dhe nuk kam më asnjë dëmtim. Në Olimpiadën e fundit shkova e dëmtuar në tendinën e Akilit, dhe ka qenë shumë e vështirë për mua.

Një nga arsyet pse i pres kaq e lumtur këto Lojëra është që unë jam shumë mire dhe po gëzoj një gjendje të mirë fizike sa i përket stërvitjes, dhe jam shumë optimiste”.

Atletja do të marrë pjesë në garën 3000 metra, që është edhe specialiteti i saj, ku shpreson të renditet brenda 5-shes së parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!