Lojërat Olimpike/ Goli i skandalit, VAR “anulon” rrjetën e Argjentinës pas plot dy orësh

schedule16:16 - 25 Korrik, 2024

schedule 16:16 - 25 Korrik, 2024

Ishte ndeshja e parë e turneut olimpik.

Futbolli në Paris 2024 nisi me kampionen e botës dhe kampionen e Amerikës Latine, Argjentinën, ndonëse në versionin U23, ndërsa ndodhi diçka që nuk ishte parë kurrë.

Në fund të një ndeshjeje ndaj Marokut që zgjati gjithsej 110 minuta, bashkë me minutat shtesë, argjentinasit barazuan 2-2, dhe u duk se sfida përfundoi dhe arbitri I dërgoi ekipet në dhomat e zhveshjes.

Veçse, ishte ndryshe. Drejtuesi i VAR-it, italiani Paolo Valeri, po bënte kontrollin për golin e shënuar nga Cristian Medina.

Arbitri suedez, Glen Nyberg, pranoi ndërhyrjen e teknologjisë, por u desh më shumë se një orë e gjysmë që të jepet verdikti, që rrjeta anulohej për pozicion jashtë loje.

Futbollistët e dy ekipeve u kthyen sërish në fushë, pas gati dy orësh, ndërsa tifozët natyrisht që ishin larguar.

U luajtën disa minuta deri në përfundim, por Maroku e mbrojti fitoren që e arriti me golat nga Sofiyane Rahimi, nga një në secilën pjesë loje, dhe nga Simeone për Argjentinën. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!