Lojërat Olimpike/ Evenepoel fiton për Belgjikën, çiklisti i shquar mori medaljen e artë në Paris 2024

schedule19:36 - 28 Korrik, 2024

schedule 19:36 - 28 Korrik, 2024

Jemi në kulmin e verës, por në Paris kjo nuk kuptohet.

Lojrat Olimpike i ndjejnë reshjet e shiut, dhe jo vetëm gjatë ceremonisë së hapjes, por edhe në garat që zhvillohen në rrugë.

I tillë është përgjithësisht sporti i çiklizmit, konkurrimet e së cilit janë kryesisht në qiell të hapur, por gjithsesi shiu nuk i pengoi kampionët që të tregonin veten.

I tillë, belgu Remco Evenepoel, i cili i dha vendit të tij medaljen e parë olimpike, madje të artë.

Çiklisti 24-vjeçar triumfoi në kronometrin individual me kohën 36 minuta, 12 sekonda e 16 të qindat, teksa në një rivalitet të fortë, Evenepoel la pas italianin Filippo Ganna, që e përfundoi garën me rreth 15 sekonda vonesë ndaj kampionit të ri.

Në vendin e tretë, Belgjika pati yllin tjetër të saj Wout Van Aert, me rreth 26 sekonda vonesë nga vendi i parë.

Natyrisht, çiklizmi ka qenë gjithmonë një sport elitar dhe kombëtar në Belgjikë, një vend nga ka dalë edhe legjenda më e madhe e këtij sporti, Eddy Merckx.

Në garën e femrave fitoi Gracce Brown nga Australia, e ndjekur nga Anna Henderson e Britanisë së Madhe dhe amerikania Chloe Dygert. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!