Rafael Nadal e mbyll me ndeshjet teke në Lojërat Olimpike Verore 2024, teksa u mposht me rezultatin 2-0 nga Novak Djokovic në raundin e 1/16-ave.
Një ndeshje që nuk kishte histori me Djokovic që u shfaq qartësisht superior ndaj spanjollit që në fillim, me tenistin serb, që fitoi setet 6-1 dhe 6-4 gjatë ndeshjes së vlefshme për turin e dytë të Olimpiadës, duke vazhduar kështu pa problem rrugëtimin në këtë turne.
Pjesa e dytë e lojës filloi në të njëjtin ritëm nga Djokovic, i cili ishte në epërsi 4-0, kur Nadal reagoi dhe e çoi këtë set në 4-4, por në fund gjithçka u mbyll 6-4, me legjendën spanjolle që e mbyll me ndeshjet teke të Lojërave Olimpike, me spanjollin që ka fituar medaljen e artë në Pekin 2008 dhe dyshe në Rio de Zhaneiro 2016. /i.m /abcnews.al