Shqipëria do të luajë kundër Uellsit (5 qershor) dhe Çekisë (8 qershor) dy miqësore dhe trajneri Edoardo Reja do të ketë mundësinë të shohë kuqezinjtë në aksion. Italiani ka dalë sot në konferencë për shtyp në Durrës dhe ka zbuluar edhe listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për këto duele.
“Kemi disa probleme me listën, me portierët. Berisha e Strakosha kanë pasur probleme fizike. Kanë nevojë për kurim. Do flasim me stafin mjekësor dhe të bëjmë një vlerësim të gjendjes së tyre fizike. Lista do të jetë përfundimtare pasi të mbarojnë ndeshjet e Superiores”.
“Florian Kamberi? Kemi folur me menaxherin dhe lojtarin, nuk kemi marrë përgjigje entuziaste. Ne do marrim ata lojtarë që janë gati. Kamberin do e ndjekim sërish në të ardhmen, për të parë nëse mund ta marrim.
Kam dëgjuar të flitet për eksperimente, por i kemi bërë në Nations League. Provuam lojtarë të rinj. Lista e gjatë herë-herë shkurtohet. Shumë lojtarë të rinj ende nuk janë gati dhe po i shohim në vazhdimësi. Po ndjekim shumë lojtarë nëpër Europë.
Sa i takon ndeshjeve të Botërorit, do marr ata që janë në formë dhe kam besim tek ata. Mihaj e Dermaku kanë probleme fizike, edhe Hysaj gjithashtu. Do e shohim me stafin mjekësor, për të parë nëse është gati për lojë.
Flasim për miqësore, por për kombëtaret nuk ekzistojnë. Luajnë kundër dy ekipeve shumë të forta dhe janë shumë të rëndësishme për ne. Pas tyre mund të shohim ku kemi arritur dhe ku mund të shkojmë”.
Sa i takon Bajramit, shpresoj të zgjidhet për pak ditë. Ai ka shumë dëshirë të luajë me Shqipërinë dhe ajo është thelbësore. Është nga më të mirët në Serie A në rolin e tij. Një lojtar i tillë na duhet shumë, është teknik dhe ka aftësi dribluese. Ka edhe të dhëna të mira për asiste. Është lojtari ideal për të na kompletuar. Kam besim se do të kemi një fund pozitiv”.
“Kur të vijnë të gjitha do ulem të flas me ta. Nuk janë thjesht dy ndeshje miqësore, por janë të rëndësishme për kolaudimin. pas një jave pushim u kam thënë të vijnë. Deri të shtunën do të jenë këtu. Këto janë ndeshje të vërteta, motivimi është. Luajmë me kundërshtarë të rëndësishëm”.
“Kampionati ka qenë i ekuilibruar, nuk dihet si do shkojë. Do jem në Durrës, pasi e kam më lehtë. Salihi do të jetë në Shkodër. Do kemi nga një përfaqësues në fushat kur luhet për titull. Kanë të gjitha mundësi, sikurse edhe Partizani. Kemi rastin e Napolit, që kishte ndeshje të lehtë në letër. Nuk ka ndeshje të lehta. Sa i takon kontakteve me Napolin, nuk kam pasur. Kam raporte shumë të mira”.
“Këto janë prova reale për të parë ku jemi. Për këtë arsye do flas me lojtarët, që t’i bind dhe t’i motivoj. E rëndësishme është të jenë të përgatitur mendërisht kur të zbresin në fushë. Këto kundërshtarë janë të ngjashëm me Poloninë dhe Hungarinë. Duhet të jemi të përgatitur që të paraqitemi sa më mirë, që të jemi sa më në formë për në shtator”.
“Kamberi? Ne kemi një strukturë dhe një grup lojtarësh me shumë kualitet. Të gjithë, jo vetëm Kamberi, ata që vijnë duhet të jenë gati të marrin të gjitha pasojat. Duhet të bëjnë një zgjedhje, luaj ose jo, jam pjesë e kombëtares”.
Një lojtar që merret nga kombëtarja, është kulmi. Kam folur me prindërit e lojtarëve të rinj, në Itali, dhe ka shumë entuziazëm. Kjo është ajo që na duhet. Na duhen lojtarë entuziastë, kur vijnë të ndihen pjesë e familjes”.
“Gjasula dhe Rroca? E kam parë Rrocën, po e shohim dhe po bëjmë vlerësimet tona. Gjasula ka pasur probleme këtë sezon, ka luajtur pak. U ndryshua edhe trajneri atje, ka probleme. Më kërkoi edhe leje dhe e kuptuam. Duhet t’i mbështetim në të tilla momente. Kemi Abrashin që rikthehet, edhe Ramadanin në atë pozicion. Do na duhej një lojtar me karakteristikat e tij, por jemi të mbuluar. Nuk do ndjejmë mungesën dhe do kemi një ekip kompetitiv”.
“Deklarata për Kamberin? E kemi provuar gjatë javës, e provova në formacion dhe te rezervat. Ndoshta ishte i bindur se do luante. Në stërvitjen e fundit u ankua për probleme fizike. Unë nuk e di çfarë ka në kokë ai. Tani qasja nuk ishte pozitive prej tij. Ndoshta ka probleme në kokën e tij. E kam parë dhe në ndeshjet e fundit nuk është si më parë. Jemi gati të ulemi dhe të flasim për të ardhmen, të gjejmë gjuhën e përbashkët”.
“Këto janë teste të rëndësishme. Na duhet motivimi i duhur. Janë të rëndësishme në aspektin psikologjik, na duhet mentaliteti i duhur. E thashë edhe më parë, nuk ka miqësore. Luajmë ndaj ekipeve me peshë dhe do na vlejnë për ndeshjet e shtatorit”.
LISTA – Ka disa ndryshime në listë, teksa bien në sy nga Superiorja portierët Alen Sherri e Romeo Harizaj. Në mbrojtje rikthehet Lorenc Trashi, ndërkohë që mungojnë emra si Dermaku, Mitaj e Hoxhallari, të cilët ishin në ndeshjet e fundit.
Rikthim edhe për Amir Abrashin, Taulant Seferin e Bekim Balajn, kurse jashtë është Uzuni, i cili në javët e fundit as Ferencvaros nuk e aktivizoi për shkak të sezonit të gjatë e të lodhshëm. /abcnews.al
LISTA E SHQIPËRISË PËR NDESHJET ME ÇEKINË DHE UELLSIN
PORTIERË: Etrit Berisha, Alen Sherri, Gentian Selmani, Romeo Harizaj
MBROJTËS: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Frederic Veseli, Albi Doka, Arlind Ajeti, Lorenc Trashi
MESFUSHORË: Amir Abrashi, Ermir Lenjani, Odise Roshi, Keidi Bare, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Endri Çekiçi
SULMUES: Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Taulant Seferi, Rey Manaj, Bekim Balaj
View this post on Instagram