Lojëra fati të paligjshme në lokal, arrestohet 35 vjeçari procedohen 12 të tjerë në Cërrik

schedule11:02 - 29 Maj, 2023

schedule 11:02 - 29 Maj, 2023

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Cërrikut dhe 12 të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Pikët”, për konstatimin dhe goditjen e një rasti të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, është arrestuar në flagrancë 35-vjeçari, pronari i lokalit dhe janë proceduar penalisht 12 shtetas që u kapën duke luajtur në ambientet e këtij lokali.

Sekuestrohen tavolina e lojës me zara dhe rreth 65 000 lekë të rinj të përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të organizimi të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 3, kanë organizuar dhe kanë finalizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, operacionin policor të koduar “Pikët”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!