Një 20-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Fierit sepse ushtronte akoma aktivitetin e lojërave të fatit. Uniformat blu kanë bërë të ditur se E. Ç. Kishte në administrim një lokal.
Aty u sekuestrua edhe një kompjuter që shërbente për llotari sportive. Mbi të riun rëndon vepra penale e “Organizimit të lotarive të palejuara” dhe “Vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”.
Gjithashtu policia ka njoftuar se kontrollet ndaj këtij aktiviteti, të kundraligjshëm që prej 1 Janarit, do të vijojnë deri në ndëshkimin e subjekteve që ushtrojnë lojërat e fatit./abcnews.al