Një person është proceduar penalisht për shkak se organizonte lotari të palejuara. Policia e Durrësit ka njoftuar se bëhet fjalë për një 31-vjeçar banues në lagjen Nr. 13. Në lokalin e tij, ai ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
“Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor”, thuhej më tej në njoftimin e uniformave blu. /abcnews.al