Lojëra fati në lokal: Procedohen dy pronarë dhe sekuestrohen 20 pajisje elektronike në Vlorë

schedule11:27 - 16 Qershor, 2021

schedule 11:27 - 16 Qershor, 2021

Në Vlorë, policia ka goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e E. SH, në lagjen “24 Maji” dhe 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e A. A, në lagjen “1 Maji”, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i lojërave të fatit.

Kështu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht në gjendje të lirë E. Sh., 23 vjeç dhe A. A., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!