Lojëra fati në lokal/ Arrestohet pronari në Elbasan, procedohen klienti

schedule13:21 - 22 Prill, 2024

schedule 13:21 - 22 Prill, 2024

Pronari i një lokali në Elbasan ka përfunduar në prangat e policisë, ndërsa një klient i tij po procedohet penalisht.

Mësohet se në lokal ushtrohej në mënyrë të paligjshme aktiviteti i lojërave të fatit. Si pasojë, janë sekuestruar dhe 2 celularë që përdoreshin për vënien e basteve sportive

Njoftimi i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, goditi një rast të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, në një lokal.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi 43 vjeç, banues në Elbasan, dhe nisi procedimi penal për shtetasin  54 vjeç, klient në lokal.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë lokal, në lagjen “Emin Matraxhiu”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë goditën veprimtarinë e paligjshme dhe sekuestruan 2 celularë që përdoreshin për vënien e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!