“Lojë lufte” në kufijtë e Kosovës/ Kajtazi: Politika e Kurtit, e kundërt me atë të Rugovës

schedule16:23 - 7 Shtator, 2024

schedule 16:23 - 7 Shtator, 2024

Eksperti i Sigurisë, Fadil Kajtazi në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në “ABC News”, foli për mbylljen e pikave kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se veprimet e kryeministrit Albin Kurti për mbylljen e pikave kufitare në Merdare e Bernjak tregon një sjellje primitive.

“Për atë që po ndodh në anën tonë mund të themi që është primitivizëm. Në raport me serbët nuk kemi çfarë të diskutojmë por i gjithë problemi është tek kryesia e Kosovës, që ka rënë në grackën e tyre. Pas gjithë atyre që kemi kaluar, nuk mund ta shpjegojmë se si ka shkuar situata deri në këtë pikë”, tha ai.

Gjithashtu shtoi si kryeministri Kurti po ashtu edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç po mbajnë peng të dy shtetet.

Më tej nënvizoi që politika e konfrontimit me ndërkombëtarët është e turpshme dhe se sipas tij, Kurtit ka ndjekur një politikë të kundërt me atë të Ibrahim Rugovës.

“Qëllimi i Serbisë ka qenë futja e Kosovës e shqiptarëve, në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare. Ndërsa politika e Kosovës i ka krijuar këtë favor Serbisë. Marrëdhëniet me ndërkombëtarët kanë ardhur në një pikë shumë shqetësuese”, u shpreh më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!