Një britanik u godit me thikë për vdekje në një pyll teksa dyshohet se po luante lojën vetëvrasëse Balena Blu në Portugali. Një 26-vjeçar është vetëdorëzuar në polici dhe mësohet se ka pranuar krimin.
Raportet thonë se sulmi me thikë ndodhi gjatë një debati ndërsa një grup shokësh po luanin lojën vetëvrasëse Balena blu. Policia gjeti trupin e viktimës ditën e djeshme në një zonë të thellë pyjore. Miqtë e viktimës kishin lajmëruar autoritetet ku i ishte treguar vendin e krimit.
Një nga miqtë rrëfeu se e kishte vrarë gjatë lojës. Policia mori në pyetje tre burra dhe dy gra, përfshirë britanikun i cili është i dyshuari kryesor.
/abcnews.al