Loja me tabelat/ Ademi: Politikë për t’u treguar vendin shqiptarëve, do rezultojë e pasuksesshme

schedule16:48 - 17 Shtator, 2024

schedule 16:48 - 17 Shtator, 2024

Arber Ademi nga Fronti Evropian ka thënë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duan atë që iu takon. Ai ka theksuar se ata po kërkojnë barazi dhe jo të marrin më shumë.

“Ne e kemi thënë atëherë dhe po e them dhe sot, ne nuk jemi të interesuar të marrim të gjithë shtetin. Ne jemi të interesuar të marrim pjesën që na përket ne si shqiptarë dhe si qytetarë, të barabartë me të tjerët. Mirëpo, të gjithë këta politikanë i paraqesin shqiptarët si uzurpues, si okupatorë dhe kështu me radhë dhe u ngrit si sendiment antishqiptar në opinionin maqedonas dhe sipas disa analizave më tepër se gjysma e maqedonasve si rezultat i diskursit maqedonas ndiheshin si qytetarë të dorës së dytë, që nuk është realiteti, por propaganda e ndihmuar nga oligarkë. Prandaj, ne realizuam dhe takime për të treguar që shqiptarët pengohen”, u shpreh Ademi në “Ballkan Update”.

Sa i përket lojës me tabelat në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, ai e konsideroi një politikë për t’u treguar vendin shqiptarëve, e cila do të rezultojë e pasuksesshme.

“Unë mendoj që është pjesë e një politike sistematike për t’ua treguar vendin shqiptarëve, që janë qytetarë të dorës së dytë. Këtë dëshiron kjo qeveri të ua ngulit shqiptarëve pa legjitimitetin e tyre, mirëpo do të jetë e pasuksesshme. Pra, tabelat në gjuhën shqipe hiqen dhe vendosen në gjuhën maqedonase, frënge, angleze, por nuk ka vend për gjuhën shqipe. Madje, deri para dy javësh 82 institucione të shtetit, nga dygjuhësia, kanë kaluar vetëm në gjuhën maqedonase”, përfundoi Ademi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!