Logo verdheblu dhe staf kampionësh, AF Elbasani hedh themelet

schedule15:51 - 15 Korrik, 2021

schedule 15:51 - 15 Korrik, 2021

Një Elbasan i ri ka lindur, me Akademia e Futbollit përpara, dhe rrugëtimin do e nisë nga Kategoria e Tretë. Ndryshojnë pak gjëra nga Elbasani i rënë në Kategorinë e Dytë.

Ngjyrat e logos janë të njëjta, verdh edhe blu, ndërkohë që në të nuk mungojnë as kthetrat e Tigrave. Viti 1913 mbetet në logo, ndërkohë që edhe stafi është i mirënjohur në Elbasan dhe mbarë vendin.

 

Administratori i klubit është Mareglen Çoku, sportdashës dhe biznesmen në qytetin e Elbasanit. Ai ka menduar t’ua besojë ekipin emrave të njohur, duke nisur me një kampion si Gentian Stojku.

Ish-sulmuesi ka drejtuar në Kategorinë e Parë dhe në Superiore Kamzën, ndërkohë që tani do kontribuojë për ngritjen e AF Elbasanit. Në stafin e tij do të jetë si ndihmës Elton Ceno, kurse trajner portierësh i mirënjohuri Elvis Kotorri.

Merkato do të jetë në dorë të Elton Guranjakut, një tjetër ish-lojtar i Elbasanit që shkëlqeu në periudhën 2004-2006, i cili do të jetë drejtor sportiv i AF Elbasanit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!