Loftus-Cheek në pritje të derbit: Mezi pres të luaj një ndeshje si kjo

schedule18:56 - 15 Shtator, 2023

schedule 18:56 - 15 Shtator, 2023

Pasditen e së shtunës, mitiku italian “San Siro” do të mirëpresë “derbin e Madoninës”, mes Inter e Milan, të parin për këtë sezon, ndeshje e cila pritet të dhurojë spektakël dhe emocione për futbolldashësit.

I intervistuar nga kanali zyrtar i Serie A, për këtë përballje foli dhe mesfushori më i ri i Milan, Ruben Loftus-Cheek, i cili përveç derbit ka prekur gjithashtu dhe tema të ndryshme të futbollit italian.

“Pyeta shokët e mi se si është atmosfera. Ata më thanë se do ta kuptoj vetë kur të jemi aty. Mezi pres të luaj një ndeshje si kjo. E di sa e rëndësishme është për tifozët dhe për klubin. Këto janë ndeshjet që të gjithë ëndërrojnë t’i luajnë”,- u shpreh mesfushori anglez.

Më tej, Loftus-Cheek foli dhe për kalimin e tij te Milan, teksa shtoi se në momentin e parë kur zbriti në fushë e kuptoi se çfarë do të thotë të veshësh fanellën e “kuqezinjve”.

“E kuptova se çfarë do të thotë të veshësh këtë fanellë. Mbështetja e tifozëve na shtyn gjithmonë të japim më të mirën tonë. Zhurma e San Siros në golin tonë të parë (kundër Torinos) është diçka që nuk do ta harroj kurrë. Ishte fantastike, një tingull i çmendur”,- u shpreh “fantazisti”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!